“Sigurisht që po”, Bahtiri i bindur se i kanë numrat për sot

12:08 | 17 Prill 2025
“sigurisht-qe-po”,-bahtiri-i-bindur-se-i-kane-numrat-per-sot

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se i kanë votat për konstituimin e Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë votat, Bahtiri ka deklaruar se “sigurisht që po”.

Lidhur me atë se kush do të votojë, Bahtiri është përgjigjur shkurt se “do ta shihni”.

Ndryshe, seanca konstituive që u ndërpre të hënën pritet të vazhdojë sot nga ora 12:00.

Komento: