Krasniqi: VV s’ka shumicë parlamentare, po dojnë me ble kohë për me i bë pazaret politike

14:08 | 17 Prill 2025
krasniqi:-vv-s’ka-shumice-parlamentare,-po-dojne-me-ble-kohe-per-me-i-be-pazaret-politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të dytë të konstituimit të Kuvendit ka thënë se VV-ja po e pengojnë rrjedhën e seancës, në vend se të hidhnin në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.

Sipas Krasniqit, VV-ja se ka shumicën, dhe se me këtë po duan ta zvarrisin procesin.

“Krejt qytetarët sot u bën dëshmitarë të faktit që Partia që ka dalë e para dhe ish pushteti e uzurpun një drejtë kushtetuese që u është dhënë përmes deputetit më të vjetër, për me pengu rrjedhën e seancës. Mund t’ju them që këta në mënyrë të organizuar kanë ardhur me pengu seancën”, tha Krasniqi.

Komento: