Osmani vendos kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

12:38 | 18 Prill 2025
osmani-vendos-kurore-lulesh-ne-nderim-te-deshmoreve-te-komunes-se-prishtines

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani.

Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Osmani tha se kjo ditë “na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm”.

Komento: