Ambasada amerikane: Trajnimi i NjSI-së forcon partneritetin e mbrojtjes mes dy shteteve

15:08 | 18 Prill 2025
ambasada-amerikane:-trajnimi-i-njsi-se-forcon-partneritetin-e-mbrojtjes-mes-dy-shteteve

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Njësia Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit pesë javor, SWAT, të udhëhequr nga Programi i Asistencës kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike.

Në një postim në Facebook, ambasada bën të ditur se ky aktivitet rrit partneritetin mes dy shteteve.

“Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë ShBA-Kosovë dhe mban të sigurta ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona”.

“Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Komento: