Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

09:38 | 21 Prill 2025
deri-ne-dy-ore-pritje-per-te-dale-nga-kosova-ne-merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra.

Referuar Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë.

Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.

Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.

Komento: