Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Gjatë takimit me Gjeneral Gürak, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.
Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë vlerësohet si thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe globale.
