Ehat Miftaraj nga IKD, ka ironizuar me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, për të cilin tha se e ka “shtrenjtu rrymën”, “e ka vendos shtetin nën sanksione të BE-së”, “ka nda pozita me shumicë nëpër borde”, dhe tani “spo din apo spo don me bë Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë”.
Miftaraj tha se “po habitet” me Kurtin.
Postimi i tij i plotë:
Po më habit qendrimi i Albinit.
Ka dal i pari në zgjedhje. E ka çliru veriun, e ka shtrenjtu tre herë rrymën, i ka dërgu afër 200 mijë punëtorë nga Kosova në Gjermani, e ka legalizu fukarallakun, i ndan ka 20 Euro në muaj për fëmijë, e ka pranu Associacionin po ska ditë me përfitu anetaresimin ne Keshillin e Evropes, e ka vendos shtetin për herë të para në masa ndëshkuese nga BE, këshilltaret e tij kanë hap firma me ble e me shit rrymë si ka ardh në pushtet, e ka respektu Ivanoviqin, tre njohje ia kanë sjellë tjerët dhuratë,
e shumë e shumë projekte tjera.
Dhe prapë se prapë spo din apo spo don me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë.
Taksirati i 15 ose 20 miliona Euro te popullit me shku prapë në zgjedhje, se po i duhet pak adrenaline Albinit. Adrenalina kushton, po pasi paguhet nga populli, pak ka rendesi per Binin dhe kliken e tij.