Maliqi: Deputetët kanë të drejtë ta refuzojnë propozimin e VV’së, duhet një kandidat konsensual

16:05 | 22 Prill 2025
maliqi:-deputetet-kane-te-drejte-ta-refuzojne-propozimin-e-vv’se,-duhet-nje-kandidat-konsensual

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar refuzimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit.

Maliqi tha se ky refuzim nuk do të thotë mohim i drejtës së fituesit të zgjedhjeve për të propozuar një kandidat tjetër.

 

 

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se zhbllokimi i ngërçit duhet të bëhet me një kandidat konsensual.

“LVV e ka të drejtën e propozimit, kurse të gjithë deputetet e kanë të drejtën me e pranu dhe refuzu propozimin. Me arsye ose pa arsye është refuzimi, nuk e pranon shumica. Në demokracitë e avancuara ky refuzim nuk konsiderohet diçka tragjike, mbahen konsulta për të gjetur zgjidhje, ndonjë kandidat tjetër që është i pranueshëm oër shumicën. Kjo nuk do të thotë mohim të drejtës që fituesi të propozojë kandidatin, sërish propozimi vjen nga fituesi, por tani me pajtimin e një pjese të palës tjetër që siguron shumicën”, ka shkruar Maliqi.

 

 

Komento: