Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para seancës konstituive, i është përgjigjur Faton Pecit i cili LDK-në e quajti “shoqëri aksionare”
Sipas Zemajt, mjer ai që nuk është më pjesë e LDK-së.
“I mjeri ai i cili e ka lëshu LDK-në dhe akoma e ka atë dashurinë për LDK-në, por ky është realitet tjetër. LDK ka organet e saj, ka deputetët e saj. Për përgjigjet tjera shihemi në seancë”, tha deputeti i LDK-së.
I pyetur për kërkesën e Pecit për të votuar kandidaturën e tyre për Kryeparlamentar, Zemaj tha se do ishte i fundit që do t’i përgjigjej.
“Prej 120 deputetëve është i fundit që ju kisha përgjigj”, tha Zemaj.
Deputeti dhe një nga kryetarët e Listës Guxo, Faton Peci e quan LDK-në “shoqëri aksionare”.
“LDK kam përshtypjen që është shndërru në një shoqëri aksionare, sikur është e privatizume dhe varet se çka thonë aksionarët. Duke qenë se kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në të cilën është angazhu LDK në të kaluarën, nuk ka të bëj me këtë sot. Imagjinoni nëse ndjeket ky diskurs i LDK-së, ku refuzohet zhbllokimi i Kuvendit dhe institucioneve”, tha ai.