Kurti ja bën të qartë opozitës: Unë jam kryeministër

13:43 | 06 Maj 2025
kurti-fyen-simpatizantet-e-tij-e-skandalizon:-po-me-therrisni-“albin-baba”-sepse-po-doni-te-mi-jepni-femijet-me-ua-rrit-une

Kryeministri në detyrë Albin Kurtika marrë pjesë në vënien e gur themelit të objekteve për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan.

Kurti n është pyetur se a pret përgjigje pozitive nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt ai pasi e vendosi gur themelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.

Ndërkaq i pyetur se a ekziston frika tek opozita që nëse konstituohet kuvendi formohet qeveria, Kurti tha se kjo është punë për analistët, e jo për atë.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistët. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VV-ja vazhdon tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Komento: