Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë

15:43 | 11 Maj 2025

Tre persona janë therur me thikë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.

Lidhur me rastin një person është ndaluar për 48 orë nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë: Zgjim Llugaliu, 24 vjeçar – i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe mbajtje të paautorizuar të armës, ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurores, Labinot Haziri, 28 vjeçar– i lënduar gjatë përleshjes, Nexhat Haziri, 37 vjeçar– i dyshuar për lëndim të lehtë trupor, intervistuar nga hetuesit.

Herolind Hasani, 26 vjeçar – intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Edonis Rushiti dhe Arton Haziri – të cilët ende nuk janë intervistuar, por dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Podujevës, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, nën mbikëqyrje policore.

Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar edhe arma e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

Komento: