Osmani: Pjesëmarrja e gjashtë e Kosovës në samitin e KPE është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues

14:11 | 16 Maj 2025
osmani:-pjesemarrja-e-gjashte-e-kosoves-ne-samitin-e-kpe-eshte-deshmi-se-zeri-i-kosoves-eshte-i-pranishem,-i-domosdoshem-dhe-kontribuues

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se pjesëmarrja është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë.

“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Osmani.

Komento: