Ramush Haradinaj nuk mori pjesë në seancë, shkoi me pa Medën për vdekjen e nënës

11:52 | 17 Maj 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e 17 e sencës konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë fare deputetët e AAK-së, raporton ORAinfo.

Lideri i kësaj partie përparsi para seancës i ka dhënë shkarujes në një të pame.

Ai ka publikuar disa fotografi ku tregon se ka shkuar në të pame të familja e këngëtarit Meda.

“Në Lumbardh të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Përgjeçaj për shkuarjen në amshim të familjares së tyre, Remzijes. Familjes Përgjeçaj i urova ta gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Me këtë rast, mikut tim Medës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e bërë para pak minutash. /ORAinfo/

Komento: