
Ai tha se krahas restaurimit, po shtohen edhe hapësira të reja për ruajtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit në kushte moderne dhe dinjitoze.
“Galeria Kombëtare e Kosovës po restaurohet tërësisht për herë të parë. E përveç kësaj po i shtohen hapësira të reja për ruajtje dinjitoze dhe me kushte moderne të koleksionit shtetëror të veprave të artit. Punime të mbara!”, shkroi Kurti në një postim në rrjete sociale.