
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng konstituimin e Kuvendit për herë të 23-të me radhë.
Ajo ka theksuar se situata e tanishme është pa precedent në historinë parlamentare të Kosovës.
“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kuvendit të Kosovës. Ka pasur procese të njëjta, por jo 23 herë të jetë kandidati i njëjtë, nga subjekti i njëjtë dhe të tentohet me u votu,” deklaroi Gaxherri për FrontOnline.
Ajo e cilësoi këtë qasje si një “risi të rrezikshme” për politikën kosovare, që, sipas saj, po udhëhiqet nga synimi i Vetëvendosjes për të shtrirë dominimin në të gjitha pushtetet.
“Kjo është risi për politikën në Kosovë e cila fatkeqsisht, VV po mundohet ta shtrijë domimin si në drejtësi, si në politikë, media dhe çka do ai duhet të merr, por kjo është e papranueshme,” u shpreh ajo.