
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se Kosova nuk ka pasur kurrë marrëveshje për Asociacionin me Serbinë. Ai ka thënë se ka pasur një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që ka qenë një lloj marrëveshje transaksionale.
Bislimi ka thënë se Bashkimi Europian nuk i ka bërë kurrë presion Serbisë që ajo të zbatojë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit.
“Kosova nuk ka pasur kurrë marrëveshje për Asociacionin me Serbinë. Ka pasur një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila ka qenë një lloj marrëveshjeje transaksionale: Serbia ka kërkuar diçka, Kosova ka kërkuar diçka. Në këtë marrëveshje Serbia ka kërkuar: Asociacionin. Ka kërkuar një garanci të qeverisë së Kosovës që ushtria nuk do të shkojë në kufi në veri pa dakordim me KFOR. Dhe ka kërkuar nga Bashkimi Europian hapjen e negociatave për anëtarësim. Tri janë kërkesat substanciale të Kosovës në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Letra e kryeministrit Thaçi drejtuar shefit të NATO-s atëherë ku konfirmon gatishmërinë të mos dërgojë ushtrinë në zonat veriore pa dakordim të KFOR-it është dërguar para nënshkrimit të marrëveshjes. Pra një pjesë të kërkesave Serbia e ka realizuar edhe pa e nënshkruar marrëveshjen