Parashikimi i motit për sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

07:56 | 01 Qershor 2025

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: