Dialog në kohë bllokade, Bislimi në Bruksel takon Sorensenin, nesër atje shkon Petkoviq

13:48 | 02 Qershor 2025
dialog-ne-kohe-bllokade,-bislimi-ne-bruksel-takon-sorensenin,-neser-atje-shkon-petkoviq

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi.

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Bislimi atje ndodhet me ftesë të emisarit Peter Sorensen dhe se kanë pasur takim të përbashkët sot. Sipas një zëdhënësi, në kryeqytetin evropian nesër shkon edhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq.

“Nuk dua të lëshohem në parashikime se ku mund të çojë takimi. Ajo që mund të themi është se takimet janë caktuar në nivel të kryenegociatorëve” ka thënë zëdhënësi i BE’së.Ai ka konfirmuar se takimi Sorensen -Bislimi është mbajtur sot, ndërsa nesër atje shkon Kryenegociatrori serb Petkoviq.

Komento: