Pasi që humbi 27 kilogramë, Gili tani është në “hall” të madh

23:45 | 26 Maj 2019

Gili, është emër që i ka rezistuar skenës gjatë.

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gili ishte sot e ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV 21.

Këngëtarja gjatë intervistës tregoi detaje të pa thëna më parë si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale, përcjell rtv21.tv

Gili tregoi që i ka humbur 27 kilogramë për katër muaj e gjysmë me protekal dietën, nën përcjelljen e vazhdueshme të endokrinologes, Venera Berisha. Këngëtarja u shpreh që po ndihet shumë më mirë tani, pasi që e kishte të vështirë të punonte kur ishte me mbipeshë.

Ndërsa, gjatë intervistës zbuloi që armiken më të madhe e konsideron djersën.“Djersa, armikja ime më e madhe…Sidomos verës kur punojmë në dasma, e jemi të ngarkuar, e vijnë njerëzit me bë fotografi, duhesh me u fotografu, e me këndu live. Është luftë me të, boll luftë me të kam gjithë kohën.”, tha këngëtarja.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për dashurinë. Me këtë rast ajo ka kujtuar fillimin e lidhjes me Ilir Beranin. “Unë Ilirin e kam njoftë prej klasës së pestë fillore, e kam pas simpati… Mandej, nafakës nuk i dihet kurrë, Zoti deshi që prapë në shkollë të mesme me pas në klasë, në bankë edhe sot e atë ditë jemi bashkë”, tha artistja derisa u shpreh e kënaqur me këtë intervistë, duke thënë se ka zbuluar shumë të pathëna.

Gili gjithashtu tregoi që ka gati këngën e re, e cila do të jetë ritmike dhe ka mbetur të xhirohet vetëm videoklipi në qytetin e Tiranës

Komento: