Dëmtohet gypi kryesor në qendër të Prishtinës, këto lagje mbesin pa ujë të pijshëm

17:06 | 23 Nëntor 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka pasur ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me ujë në disa prej lagjeve më të populluara të kryeqytetit, si pasojë e një dëmtimi në gypin kryesor të furnizimit.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ky defekt ka ndodhur gjatë punimeve që po kryheshin nga një operator ekonomik (OE) në zonën afër hotelit “Grand”.

Si rezultat i këtij dëmtimi, aktualisht pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona:

Dardania

Lakrishtja

Kalabria

Një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së

Rrugët lidhëse dhe zonat përreth përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.

Nga KRU “Prishtina” njoftojnë se ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Komento: