e-Kosova lanson një shërbim të ri për grante

16:56 | 17 Qershor 2025
e-Kosova lanson një shërbim të ri për grante

Platforma e-Kosova ka lansuar një shërbim të ri që ka të bëjë me grantet.

Bëhet fjalë për shërbimin “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.

Përmes një postimi në Facebook, e-Kosova ka treguar edhe hapat që duhet të kaloni.

Identifikohuni në Platformën Kosova.Klikoni mbi “Shërbime”.Klikoni mbi “Grante dhe subvencione”.Klikoni mbi “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.
“Vëmendje: Për informata shtesë, ju lutemi të informoheni në ueb faqen zyrtare të KIESA. Platforma e shërbimeve elektronike Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e e-Kosova.

Komento: