
Sot, do të mbahet seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Para se kjo seancë të nis, deputeti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar shkurt para mediave.
“Ta shohim a do të vazhdojnë me shkelje të Kushtetutës deputetët”, ka thënë Sveçla.
VV në vazhdimësi ka thënë se deputetët e opozitës të cilët nuk po marrin pjesë në votim fare për komisionin për votim të fshehtë, po bëjnë shkelje të Kushtetutës së Kosovës.