Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

16:56 | 19 Qershor 2025
Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

Është liruar personi i cili u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës, për prishje të qetësisë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndaj të dyshuarit u shqiptua një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij me Rekomandim të Prokurorit të rastit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Ahmeti.

Komento: