
Deputetja e LDK-së, Hykmte Bajrami, ka shtruar disa pyetje për deputetin e VV-së, Hekuran Murati, i cili është marrë me Lumir Abdixhikun.
Ajo ka shtruar disa pyetje për Muratin, të cilat kanë të bëjnë me fushën e energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se kur të përgjigjet në këtw pyetje, atëherë Murati mund të flas për të parin e LDK-së.
“Tregona qysh kompanitë si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit kontrollojnë tregun e energjisë dhe fitojnë miliona euro, ndërsa qytetarëve u rritet çmimi i energjisë çdo vit e 1300 biznese vendore përjashtohen nga shërbimi i furnizimit universal. Tregona për përformancën e njerëzve tuaj në ZRRE dhe në KOSTT? Tregona qysh ka mundësi që sot, në këtë ditë gjysmën e energjisë që shpenzojmë jemi duke e importu? Tregona kush po fiton se qytetarët dhe bizneset po paguajnë për këto fitime. Kur të përgjigjesh për këto, atëherë ndoshta mund të flasësh edhe për të tjerët”, ka shkruar Bajrami.