Bucolli: KEK-u po operon me rreth 50 për qind të kapaciteteve

10:26 | 24 Qershor 2025
Bucolli: KEK-u po operon me rreth 50 për qind të kapaciteteve

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka thënë se aktualisht KEK është duke operuar me pothuajse 50 për qind të kapaciteteve.

Të martën në emisionin “Adresa e Ankesave”, Bucolli ka thënë se aktualisht janë në funksion njësia B e Termocentralit Kosova B me 260 MGW dhe njësia A5 me 130 MGW, në Kosovën A

“Jo, janë thuajse 50 për qind se ne nuk prodhojmë më  shumë se 750 MGW eventualisht 800 ndërkohë që momentalisht janë 400 MGW”, ka thënë Bucolli.

“Natyrisht ne e kemi në funksion njësinë B të Termocentralit “Kosova B” me 260 MGW dhe njësinë A5 me 130 MGW në “Kosovën A”. Jemi maksimalisht duhet operuar me njësit e tona. Fatkeqësisht po dëgjojmë deklarata se dikush po i gëzohet rënies së njësive, është fatkeqësi kjo duke marrë parasysh kushtet e rënda që i kanë punëtorët edhe angazhimin maksimal që e japin 24/7, d.m.th janë duke punuar me tri ndërrime”, potencoi ai.

Tutje, Bucolli ka thënë se KEK-u punon maksimalisht për të prodhuar, teksa shton se nuk është përgjegjësi e KEK-ut furnizimi i konsumatorit të fundit.

“Në KEK që nga viti 2013, përgjegjësit e prodhimit dhe përgjegjësitë e furnizimit janë të ndara. KEK nuk merret as me import as me eksport përveç tepricave të energjisë elektrike dhe ato që në shumicën e rasteve shitën në periudhat e natës kur konsumi bie, jo vetëm tek ne por edhe në rajon”, ka thënë Bucolli. /Gazeta10 

Komento: