KRU Prishtina paralajmëron konsumatorët : S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

10:56 | 24 Qershor 2025
KRU Prishtina paralajmëron konsumatorët : S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, të martën ka paralajmëruar konsumatorët të cilët kanë borxhe të pa paguara që të paguajnë sa më parë faturat e ujit.

KRU Prishtina ka njoftuar se mospagesa e faturave do t’i ndëshkojë qytetarët me shkyçje nga shërbimi dhe dërgimi i lëndës të përmbaruesit privat,.

“S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Komento: