Shqiptarja në Izrael: Sulmet vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit me Iranin

13:56 | 24 Qershor 2025
Shqiptarja në Izrael: Sulmet vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit me Iranin

Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani,  e ka përshkruar situatën që po përjetojnë vetëm pak orë pas njoftimit për një armëpushim të arritur mes Izraelit dhe Iranit.

“Sot ka qenë një mëngjes shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri deri tani”.

“Kemi pasur sulme të njëpasnjëshme, mund të them katër ose pesë, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha, madje edhe në ndërtesat e banuara. Ka të vrarë dhe viktima. Ka qenë e tmerrshme”, tha Gani.

Ajo shprehet se armëpushimi i shpallur duket se nuk është respektuar dhe situata mbetet shumë e tensionuar.

“Siç duket, armëpushimi ishte vetëm një lojë. Sirenat filluan sërish dhe pasuan sulmet nga Irani”, tha Gani.

Komento: