BE-ja po e teston Urën e Ibrit, vendosen kamiona me pesha të rënda mbi të

15:56 | 24 Qershor 2025
BE-ja po e teston Urën e Ibrit, vendosen kamiona me pesha të rënda mbi të

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë po kalon aktualisht nëpër testime dhe inspektime teknike të detajuara nga ekspertë të Bashkimit Evropian.

Krahas vetë urës, po bëhen edhe vlerësime të strukturave përreth saj, me qëllim të analizimit të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së përgjithshme të zonës.

Inspektime të ngjashme ishin kryer edhe vitin e kaluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës, në një kohë kur ishin shtuar zërat për një hapje të mundshme të urës për qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, ura nuk është hapur për trafik.

Që nga përfundimi i luftës, kjo urë vazhdon të mbetet e mbyllur për automjete, duke funksionuar vetëm si urë këmbësorësh./Gazeta10

Komento: