Memli Krasniqi pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

16:42 | 24 Qershor 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik Gerard McGurk.

Krasniqi e mirëpriti ambasadorin McGurk në fillimin e misionit të tij në Kosovë, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shprehur besimin për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet PDK-së dhe OSBE-së.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend, ndërsa Krasniqi vlerësoi lartë rolin dhe angazhimin e vazhdueshëm të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe në konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Link: https://www.facebook.com/share/12MmyHHy7b5/?mibextid=wwXIfr

Komento: