Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë: Askush s’ka bërë diçka të ngjashme

17:26 | 25 Qershor 2025
Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë: Askush s’ka bërë diçka të ngjashme

Presidenti amerikan, Donald Trump, sërish ka përmendur Kosovën dhe Serbinë, derisa po fliste për shtetet ku zgjidhi konflikte. Këto deklarata, ai i bëri në një konferencë për media në margjina të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë.

Trump u pyet mbi presidentin rus, Vladimir Putin dhe shqetësimet se ai ka ambicie territoriale përtej Ukrainës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se një gjë e tillë “është e mundur”, derisa vijoi t’i përmendte konfliktet që sipas tij, tashmë janë zgjidhur.

“E mundur, është e mundur. E di një gjë, ai do të dëshironte të zgjidhej. Do të dëshironte që të dilte nga kjo gjë, është një rrëmujë për të. Ai thirri, tha a mund t’ju ndihmojmë me Iranin? I thash jo, mund të më ndihmoni me Rusinë.

Në javët e fundit në u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë, Kongo po vjen, Rwanda po vjen.

Kjo ishte një luftë e madhe… kokë të prera në të gjithë Afrikën. Askush nuk ka bërë kurrë diçka të ngjashme. E konsideroj atë një person që mendoj se është drejtuar gabimisht. Jam shumë i befasuar. Mendova që këtë do ta zgjidhnim” – tha ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Trump shtoi se mendon që do të zgjidhet edhe situata në konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Ai tha se do të dëshironte të na ndihmonte për një zgjidhje, dhe unë i thash jo jo, më ndihmo të bëj një zgjidhje me ty, me Rusinë, dhe mendoj që do ta bëjmë këtë” – tha presidenti amerikan.

Komento: