Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje

22:26 | 26 Qershor 2025
Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje

Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.

“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, tha Nikçi.

Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Komento: