Mustafa pas komenteve të Kurtit për Ramën: Fëmijë ngucakeq, me inat nuk ndërtohet Prishtina

14:26 | 30 Qershor 2025
Mustafa pas komenteve të Kurtit për Ramën: Fëmijë ngucakeq, me inat nuk ndërtohet Prishtina

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “i papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, pas komenteve që ai i bëri për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë”, shkroi ai.

“Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”.

Komento: