
Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë ndër folësit kryesorë në samitin dyditor në Shkup.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dje ka publikuar edhe pamje nga prita që i ka bërë secilit pjesmarrës në këtë takim.
“Sonte pata nderin të pres liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Shkupi organizon një ngjarje të rëndësishme, dhe shfrytëzojmë rastin për të lobuar për interesat dhe politikat maqedonase!”, ka shkruar ai.
Ky takim i nivelit të lartë synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, të nxisë reformat dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të rajonit drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro.