
Sot pasdite, nga ora 17:30, pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, të cilat do të ndërtohen paralelisht me urën kryesore ekzistuese.
Ky projekt u planifikua menjëherë pas themelimit të Bordit të Përbashkët mes Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, me qëllim përmirësimin e lidhjes dhe infrastrukturës në këtë zonë.
Financimi për ndërtimin e dy urave vjen ekskluzivisht nga niveli qendror, përmes Ministrisë së Infrastrukturës.
Burime të Kanal10 konfirmojnë se punimet do të fillojnë sot pasdite, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në Mitrovicë.