
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të saj ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online.
Ajo shprehet megjithatë se ka të drejtë të bëjë ankesë në Prokurorinë e Apelit, ndërsa ndan në llogarinë e saj edhe gjetjet e Themelores në këtë rast.
”Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë.
Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka gjetur që nuk ka ngacmim, ndër të tjera sepse:
Unë kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Hezitimin e kam pasë të bazuar.
Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit”.