Abdixhiku arrin në Presidencë për takim me Osmanin

15:26 | 02 Korrik 2025
Abdixhiku arrin në Presidencë për takim me Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ai është i treti nga liderët që sot shkuan te Osmani për të diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza në Kuvend.

Para se Abdixhiku të arrinte në Presidencë nga aty doli lideri i PDK-së, Memli Krasniqi. Ndërkaq, nga ora 10:00 te Osmani qëndroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, takimi me të cilin u pasua me atë të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipatti.

Komento: