“Përpjekja e radhës për përmirësim të gjendjes” – Faton Peci në takim me Osmanin

10:26 | 03 Korrik 2025
“Përpjekja e radhës për përmirësim të gjendjes” – Faton Peci në takim me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve konsultative  me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci.

Para nisjes së takimit, Peci theksoi se ky takim është “përpjekja e radhës për përmirësim të gjendjes”.

“Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive”, tha ai./Gazeta10

Komento: