
Deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është duke mbajtur fjalim aktualisht.
Ajo ka akuzuar Deharin se po e shkel Kushtetutën, shkruan Reporteri.net.
“Nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Kushtetuteses. Na vjen keq që neve po na mohohet fjala e lirë”, ka thënë Bajrami.
Fjalimi i saj është përcjellë me duartrokitje.
Pas saj, fjalën e ka marrë deputeti Abelard Tahiri, teksa më pas ka folur edhe deputetja Time Kadriaj.