“Mos e shkelni Kushtetutën ju lutem”, Sala Jashari i kërkon Deharit të mos procedojë me propozimin për votim të fshehtë

12:26 | 03 Korrik 2025
“Mos e shkelni Kushtetutën ju lutem”, Sala Jashari i kërkon Deharit të mos procedojë me propozimin për votim të fshehtë

Ka dështuar edhe tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca si zakonisht përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.

Seanca u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësues të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”.

Një “përplasje” ndodhi edhe mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe bashkëkryesueses Sala Jashari. Kjo ndodhi në momentin kur Dehari kërkoi që t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së, Arbnore Salihu.

Në atë moment ndërhyri bashkëkryesuesja, Sala Jashari e cila i kërkoi Deharit që të mos lejojë të shkelet Kushtetuta.

“Zotëri kryesues, Kushtetua është shumë më e rëndësishme se një pozitë, pse po e shkelni Kushtetutën. Jeni tu e prekë themelin e shtetit dhe po vazhdoni njejtë. Kjo është e papranueshme, mos e lejoni ju lutem, janë qytetarët në pyetje”, tha ajo.

Komento: