
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të dy linjave të reja ajrore: Prishtinë – Lyon dhe Prishtinë – Paris, të operuara nga kompania ajrore ASL Airlines.
Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, z. Gökhan Acikgöz, drejtori komercial i ASL Airlines, z. Bruno Besnehard, ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, si dhe ambasadori i Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi.
Zëvendësministri Raka theksoi se ky zhvillim është rezultat i investimit prej mbi 33 milionë euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilat janë përdorur për zgjatjen e pistës dhe instalimin e sistemit më të avancuar të aterimit ILS CAT IIIb.
Këto investime kanë sjellë rezultate të prekshme dhe historike:
“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës sonë ajrore dhe forcimit të lidhjeve ndërkombëtare të Kosovës. Qytetarët dhe diaspora jonë tash ka mundësi më të mëdha për të udhëtuar më lirë, më shpejt dhe më sigurt”, tha zëvendësministri Raka.
Ministria mbetet e përkushtuar që përmes investimeve strategjike të avancojë kapacitetet infrastrukturore të vendit dhe të nxisë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.