Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktiv nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

20:56 | 04 Korrik 2025
Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktiv nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Deputeti nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka ndarë detaje nga takimi i sotëm që pati me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi, që në fokus pati situatën politike të krijuar nga moskonstituimi i kuvendit, u shoqërua edhe me diskutime mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha thotë se Osmanit i prezantoi qëndrimet e PLE-së, përfshirë konstruktivitetin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e qeverisjes që i respekton kërkesat e komunitetit egjiptian.

“Me zonjën Presidente u dakorduam që të kemi veprime të koordinuara institucionale për dalje nga kriza institucionale!” u shpreh Berisha.

Komento: