Vdekja e 2-vjeçares në pishinë, policia jep detaje

08:56 | 06 Korrik 2025
Vdekja e 2-vjeçares në pishinë, policia jep detaje

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën.

Në vendin e ngjarjes njoftohet se kanë dalë ekipet e mjekësisë ligjore nga ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

Policia ka hapur hetim për rastin.

“Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

Komento: