Brahim Shatrolli emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan

14:26 | 10 Korrik 2025
Brahim Shatrolli emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan

Brahim Shatrolli është emëruar komandant i ri i Stacionit Policor në Lipjan, ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ish-komandantit Argjend Gashi, i cili u largua nga pozita pas rastit tragjik të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu, i cili ndërroi jetë me pranga në duar në mesnatën e 7 korrikut.

“Pas ngjarjes së fundit në Lipjan, komandanti i deritanishëm i Stacionit Policor, Kapiten Argjend Gashi, ka kërkuar lirimin nga detyra, kërkesë e cila është aprovuar. Në vend të tij, në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Lipjan është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli,” deklaroi Kelani.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjithashtu ka konfirmuar se ka aprovuar kërkesën e Kapitenit Gashi për dorëheqje nga pozita që mbante.

Komento: