Një i vdekur nga aksidenti në Sekiraçë, katër të lënduar

15:56 | 10 Korrik 2025

Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Sekiraçë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.

Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor./Gazeta10

Komento: