
Visar Azemi është zyrtarizuar si kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.
Kjo u konfirmua sot nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Azemi kishte qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, përderisa në garën për Ferizajn do ta ketë rival Agim Aliun e PDK-së.
VV-ja ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin.
