Osmani takohet me Torres, shpreh mirënjohje për mbështetjen e tij ndaj Kosovës

14:56 | 12 Korrik 2025
Osmani takohet me Torres, shpreh mirënjohje për mbështetjen e tij ndaj Kosovës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se është mirënjohëse për përkushtimin e Torres në mbështetje të Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York. Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar e para e vendit.

Komento: