Alarm për mjet të dyshuar në afërsi të pompës së derivateve në Fushë Kosovë

18:26 | 16 Korrik 2025
Alarm për mjet të dyshuar në afërsi të pompës së derivateve në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas pranimit të një informacioni për një mjet të dyshuar, i parkuar pranë një pompe të derivateve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rreth orës 16:00 është njoftuar për automjetin e dyshimtë, pas së cilës është rrethuar zona dhe janë ndërmarrë veprimet operative për menaxhimin e situatës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”.

Komento: