Tragjedia gjatë dasmës në Ferizaj, aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriut

15:26 | 18 Korrik 2025
Tragjedia gjatë dasmës në Ferizaj, aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriut

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër Festim Ramadanit dhe Jeton Misinit, për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në fshatin Bibaj të Ferizajt, gjatë një dasme në një restorant atje.

Sipas Prokurorisë, i njëjti me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare “të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht” me armë zyrtare automatike të policisë kishte shkrepur breshëri plumbash në drejtim të Sadriut.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restaurantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtën në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Prokuroria kërkoi paraburgim për Jevtiqin, avokati: Ofruam 15 mijë euro garanci
“Sinjalizuesi” me thirrje publike: A ka udhëheqës që janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin?
Kërkohet paraburgim për Bojan Jevtiq, Prokurori flet rreth dokumenteve konfidenciale që ia gjetën në shtëpi
Ndërkohë, Jeton Misini thuhet se e kishte ndihmuar Ramadanin në kryerjen e vrasjes.

“Kurse, i pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit “Fron Palace”, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forte- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F,R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.

Prokurori me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Komento: