Ilir Poroshtica është kandidati për kryetar të Gjilanit nga Partia Guxo

21:26 | 18 Korrik 2025
Ilir Poroshtica është kandidati për kryetar të Gjilanit nga Partia Guxo

Ilir Poroshtica, një emër i dëshmuar në fushën e biznesit, ka marrë mbështetjen e plotë për të garuar në zgjedhjet komunale të 12 tetorit nën siglën e Partisë Guxo në Gjilan.

Poroshtica, i njohur për përkushtimin dhe angazhimin e tij në komunitet, shihet si një prej figurave më premtuese në këtë garë.

Ai pritet të ketë përkrah vetes një ekip profesionistësh të dëshmuar në fushën e menaxhimit dhe administrimit, të cilët do të jenë pjesë e vizionit të tij për një Gjilan më të zhvilluar dhe funksional.

Komento: