Bebe Rexha lajmërohet nga spitali, kjo është gjendja e saj

13:20 | 29 Maj 2019

Bebe Rexha, ka qetësuar fansat e saj,

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Këngëtarja publikoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

“Jam mirë, faleminderit Zotit,”-ka shkruar Bebe, e cila nuk ka treguar arsyen përse ndodhet në spital.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur probleme shëndetësore apo do jetë pjesë e një videoklipi të ri.

Bebe lajmëroi së fundmi se do sjellë bashkëpunimin me The Chainsmokers. Kënga do publikohet në 31 maj.

Komento: